“Qendra Rinore Blue” nga Podujeva sot ka mbajtur ligjërata në shkollat e mesme në Podujevë të cilat për qëllim kishin vetëdijesimin e të rinjve për të drejtat e tyre në Kosovë, njofton Llapi.info.
Sipas një njoftimi të bërë nga kjo Qendër, thuhet se gjatë ligjëratave janë përzgjedhur gjithashtu nxënësit të cilët do të marrin pjesë në mënyrë aktive gjatë realizimit të këtij projekti.
Njoftimi i plotë:
Edhe Ne Kemi Drejtat Tona !
Qendra Rinore Blue mbajti ligjërata në shkollën e mesme teknike “Fan S.Noli” si dhe në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, ligjerata këto të cilat kishin përmbajtje vetëdijsuese rreth drejtave të të rinjve në Kosovë.
Këto ligjerata u realizuan në kuadër të projektit “Edhe ne Kemi Drejtat Tona !” Ku gjithashtu u përzgjedhën edhe nxënësit që do të marrin pjesë në mënyrë aktive gjatë realizimit të këtij projekti.