Lokale - eSIMy

Në pikën kufitare në Merdar ka pak qarkullim të automjeteve.

Gazetari i T7, Unitet Berisha, që është duke qëndruar atje, raporton se Policia e Kosovës po i rekomandon veturat me targa “RKS” që të mos e kalojnë kufirin.

Ndërkaq, për autobusë dhe kamionë është e ndaluar.

Mbrëmë, Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar për mbylljen e tri pikave që çojnë në Serbi.

Bëhet fjalë për pikën në Bërnjak, Jarinje dhe Merdar.