Kandidatët e Listës Serbe do t’i futen garës zgjedhore komunale për Mitrovicën e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ankesa e tyre për moscertifikimin e kandidaturave nga Komisioni Qendror Zgjedhor është aprovuar.
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar këtë ankesë dhe ka anuluar vendimin paraprak, me ç’rast KQZ-ja urdhërohet t’i certifikojë kandidatët.
KQZ-ja nuk arriti t’i certifikojë kandidatët serbë për kryetar të katër komunave në veri, pasi këta të fundit nuk kishin arritur t’i mernin 2/3 e votave të nevojshme ashtu siç e parasheh ligji.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre katër komunave do të mbahen më 19 maj, për shkak të dorëheqjes së kryetarëve që tani po kandidojnë sërish.