Përveç shumë deponive ilegale të mbeturinave në tërë Kosovën, një gjendje jo e mirë mbetet edhe nëpër pyetjet e Kosovës e sidomos në ato të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në malet e fshatit Brecë, Zhiti, Murgull e Kokrovicë shihen mbeturina të cilat janë hedhur jo vetëm nga vizitorët por edhe nga persona të cilët, këto male i kanë kthyer në deponi.
Në fotografitë e realizuara nga Llapi.info shihen mbeturina të ndryshme kryesisht afër rrugëve të cilat dërgojnë në malet e fshatrave të lartcekura.
Më poshtë ja edhe fotografitë: