Vizioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit vazhdon të jetë pjesëmarrja në edukimin e hershem dhe e përfshirjes në arsim, si dhe ndërtimi i çerdheve të reja, licencimit të çerdheve dhe adaptimit të infrastrukturës.
Kështu tha zëvendësministri i këtij dikasteri, Dukagjin Pupovci në konferencën e rregullt për medie.
Ai tha se këtë vizion ia kanë paraqitur edhe kryeministrit Kurti në punëtorinë e mbajtur javë më parë së bashku me kabinetin qeveritar.
“Prioritetet tjetër përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe fokusi do të jenë vlerësimet e jashtme, të institucioneve edukative arsimore pastaj, Licencimi i mësimdhënëseve, përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore si dhe digjitalizimi dhe rritja e besueshmërisë së testeve kombëtare”, tha ai.
Popovci tha se në të gjitha nivelet e arsimit synohet që të rritet pergjegjësia dhe llogaridhënia.
“Në fushën e arsimit profesional prioritet është përputhja e programeve të arsimit profesional dhe ato të arsimit të lartë me nevojat e tregut të punës, dhe përmbushja e standardeve të cilësisë. Në fushën e kërkimit shkencorë synohet të ndërtohet një sistem i mirëfilltë i kërkimit shkencor dhe inovacionet ku mendojmë që pjesëmarrja më programin kryesorë të BE-së dhe skemat tjera ndërkombëtarë do të jenë një mbështetje e madhe”, tha Pupovci, shkruan EO.
Ndërsa për pagesën e 32 zyrtarëve serb nga MASHTI, Pupovci tha se si shqetësim e kanë ngritur edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, teksa shtoi se në muajin shkurt këto paga do të pezullohen.
“Pagat e këtyre zyrtarëve për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të paraqiten dhe ti pranojnë detyrat e punës ose të deklarohen që nuk dëshirojnë të punojnë”, tha ai.






