Punimet për ndërtimin e rrugës nacionale Podujevë – Prishtinë, pritet të rifillojnë këtë javë, shkruan Llapi.info.
Me anë të një komenti, zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hyseni Durmishi ka thënë se punimet në këtë rrugë do të nisin “më 29 qershor – e enjte”.
Për këtë rrugë, Ministria e Infrastrukturës pati thënë pak muaj më parë se do ndahen 37 milionë euro.
Punimet pritet të kryhen për 14 muaj.
Në janar të këtij viti ishte prezantuar edhe i gjithë projekti i kësaj rruge.
Më poshtë video: