Pak javë më parë kanë rifilluar punimet në magjistralen Podujevë – Prishtinë, shkruan Llapi.info.

Sipas një video që ka siguruar Llapi.info shihet kolona dhe kaosi që është krijuar në këtë pjesë të rrugës. Në pamje shihet se kolonat kanë arritur deri në fshatin Trudë.

Sipas lexuesve, shkaku i punimeve në rrugë janë krijuar kolona të gjata. Ndryshe, edhe kohë më parë qytetarë të shumtë janë shprehur të indinjuar si rezultat i punimeve po ka pritje të mëdha.

Ndërkohë, këto punimet kanë nisur para pesë vjetëve, por ende as 10 kilometra nuk janë të përfunduara. Për këtë, në shenjë paknaqësie për dinamikën edhe është protestuar./Llapi.info

Më poshtë pamjet: