Ujësjellësi ka nisur disa punime në fshatin Sallabjë të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Mirëpo, me këto punime janë ndarë të pakënaqur banorët e kësaj ane. Ata kanë për Llapi.info ku edhe kanë dërguar pamje, se nga këto punime ka defekte në gjithë rrjetin.

“Këto janë punimet në Sallabajë nga ujësjellësi, ku ka filluar të ndërtohet rrjeti i ri. Këtu shihet defekti i hydrantit emergjent për zjarrfikës. Në gjithë rrjetin po ka probleme”, ka thënë një banor për Llapi.info, duke kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin veprime.

Në pamje shihet se si rrjedh uji gjatë gjithë kohës nga pusestat, ndërkohë që i njëjti ka mbuluar rrugët e këtij fshati./Llapi.info

\]