Punëtorët e Postës nesër do të mbajnë grevë një orëshe ku sipas njoftimit nga sindikata e këtyre punëtoreve gjatë kësaj kohe do të mbyllen të gjitha zyrat postare në Kosovë.
Greva do të mbahet prej orës 13:00 deri në orën 14:00.
“Kjo grevë njëorëshe është vetëm hapi ynë i parë sindikal që do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve të PK Sh.A.”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.






