Lokale - eSIMy

Është vënë sot gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ky projekt ka shifrën e mbi 1 milion euro.

Duke publikuar edhe pamjet se di do të duket ky stacion, Bulliqi ka deklaruar se i njëjti do të kryhet në dy vitet e ardhshme.

“Bashkë me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zvministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, deputetë, drejtorë dhe asamblistë komunal në mënyrë solemne vendosëm gurthemelin për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Podujevë. Vlera e këtij projekti është mbi 1 milionë euro dhe është në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe ministrive të linjës. Ky projekt do të përfundojë në dy vitet e ardhshme. Stacioni i ri i autobusëve do ta mundësojë organizimin më të mirë të komunikacionit në qytet dhe fshatra, si dhe do t’i përmirësojë linjat e qarkullimit të Podujevës me qytetet tjera. Urime të gjithë qytetarëve për fillimin e punimeve për këtë projekt të rëndësishëm, e ne si qeverisje komunale po e përmbushin edhe një premtim elektoral”, ka shkruar ai./Llapi.info.

Më poshtë pamjet: