Janë bërë më shumë se një vit që nga vrasja e 50 vjeçarit, Rexhep Tahiri në lagjen Arbëria në Prishtinë dhe ende nuk ka të një aktgjykim për rastin.

Lidhur me rastin që dyshohet se gjithçka nisi pas një konflikti për fajde, aktualisht janë duke u bërë intervistimet e dëshmitarëve nga trupi gjykues.

Sipas aktakuzës së ngritur me 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari për vrasje është Avni Mustafa. Ai nuk e ka pranuar fajësinë për vrasje para gjykatës.

Gazeta Insjaderi ka arritur të siguroj pamje se çfarë ka ndodhur ditën kritike në hotelin “Adria” në Dragodan. Vendin ku ka ndodhur krimi.

Sipas videos mbi 4 minuta, i ndjeri fillimisht kishe sulmuar dy vëllezërit me thikë duke iu shkaktuar lëndime trupore e më pas dalin jashtë hotelit dhe në vetëmbrojtje i dyshuari Avni Mustafa kishte shtënë me armë drejtë viktimës.

Lidhur me këtë rast, si të dyshuar u arrestuan dy vëllezërit Mustafë e Avni Mustafa. Avni Mustafa akuzohet për vrasjen e R.T në Dragodan dhe për armëmbajtje pa leje, kurse Mustafë Mustafa po akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa personi i tretë Leutrim Mustafa po akuzohet për manipulim me prova.

Sipas aktakuzës së ngritur me 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzuari Avni Mustafa me datë 19 mars 2023 rreth orës 13.20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtine për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde e ka privuar nga jeta të ndjerin R.T duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit.

I akuzuari Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë akuzohet për veprën “pjesë marrje në rrahje” dhe “ mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq i akuzuari Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “manipulim me prova” pasi që në aktakuzë thuhet se ka pranuar nga Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e tipit “Zastaava” me të cilën ishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij.