Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke e lënë të lirë që të mbrohet në liri zyrtarin policor në suspendim, Remzi Pulajn, pas sulmit brutal që ia kishte bërë qytetarit S.F. në momentin e arrestimit.

Në aktvendimin, pretendohet se aktvendimi i Themelores nuk ka vlerësuar si të plotë gjendjen faktike të ngjarjes kur ka caktuar masën e paraburgimit ndaj policit Remzi Pulajt.

Apeli ka aprovuar ankesat e avokatit Blerim Mazreku të policit Pulaj, i cili ka pretenduar se i dyshuari nuk mund të pengojë rrjedhjen e procesit gjyqësor e as nuk mund ta përsëris veprën penale meqë ka shprehur keqardhje për rastin.