Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka publikuar listën e studentëve që kanë përfituar bursë nga MASHT.
Sipas Nagavcit, 69 studentë të talentuar do të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre akademike jashtë vendit, duke u mbështetur me nga 7,000 euro secili për vitin akademik 2025/2026.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë për studentët tanë që studiojnë në universitetet më të mira në botë
E lumtur të ndaj me ju lajmin e mirë se kemi publikuar vendimin për përfituesit e bursave të studimeve Master në Top 200 Universitetet më të mira në botë, sipas renditjes Times Higher Education 2025.
Këtë vit, 69 studentë të talentuar do të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre akademike jashtë vendit, duke u mbështetur me nga 7,000 euro secili për vitin akademik 2025/2026.
Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt fuqizimit të rinisë sonë dhe investimit në të ardhmen e vendit.
Si Ministri e Arsimit dhe si Qeveri, mbetemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë studentët tanë.






