Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Sllovi të Lipjanit pasditen e së martës.
Si pasojë e aksidentit mes biçikletës dhe automjetit, ngasësi i kësaj parës nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të rënda.
Faqet lokale të Lipjanit kanë bërë të ditur se personi që ka humbur jetën është Emin Bytyqi, i moshës përreth 48-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e të ndjerit ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.
Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.