Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafës, është duke u përmirësuar. Ai javën që lam pas është kthyer në Kosovë ku po e vazhdon shërimin. E gjendja e tij duket të jetë mjaft e mirë.

Djali i ish-kryeministrit, Isa Mustafa, ka publikuar një foto ku shihen bashkë.

“Edhe këtë sfidë po e kalon!”, është mbishkrimi që Besniku, djali i Mustafës e ka bërë pas publikimit të fotografisë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Mustafa për disa muaj ka qëndruar në një qendër rehabilituese për shërim në Gjermani.