Është publikuar fotografia e viktimës së vrarë në Baks të Skënderajt.

Siç raporton media lokale veriu.info, mbëmë në Baks u vra Besim Musliu.

Në media u raportua se 47-vjeçari i vrarë ishte nga diaspora.

Lidhur me rastin janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.