Një i ri shqiptar është sulmuar mbrëmë në veri të vendit.

Në videon që është publikuar nga profesori universitar nga Mitrovica, Alban Zeneli, shihet një i ri teksa vrapon për të shpëtuar nga sulmuesit e maskuar.

8 Conspiracies That Turned Out To Be True
BRAINBERRIES
Zeneli tha se sipas banorëve ka disa netë që mbrëmjeve në veri nuk ofron askush siguri/

Ai thekson se video është xhiruar mbrëmë rreth orës 22:00 në një rrugë në mes të lagjes “Tre rrokaqiejt” dhe Spitalit në Veri.

Postimi i plotë:

Patriota te Facebookut, linqit publik, e pishtare te barazise, ne Kosoven tone, ne prag te vitit 2023, shiheni se si perndiqet nje shqiptar ne veri, i cili vrapon per ta shpetu koken. Njerezit qe e sulmojne jane te maskuar, nderkohe qe ka disa nete qe sipas banoreve, ne veri mbremjeve nuk ofron siguri askush. Bile, ne uren e ibrit disa nga banoret jane udhezu mos me shku as ne shtepite e tyre. Videoja eshte incizuar mbreme rreth ores 22, ne nje rruge ne mes te lagjes ‘Tre rrokaqiejt’ dhe Siptalit ne Veri. Policia e ka deklaru sigurisht vetem si kanosje. A e gjithe vemendja jone bartet te nje gjest, te nje ngjarje sportive dhe efektet e saj.