Lokale - eSIMy

Një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur para pak çastesh në nëndegën e qendrës në Mitrovicë.

Klan Kosova ka siguruar dhe momentin kur nisin grushtimet dhe përplasjet mes të pranishmëve, në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica” ku po zhvillohej proces zgjedhor i kësaj nëndege.

Pas gjithë kësaj zënke, salla është liruar e tëra nga pjesëtarët e LDK-së.