Është publikuar një video ku dëgjohet krisma e fuqishme e bubullimës që dëgjua mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.

Sipas Prishtina Weather, e cila ka publikuar videon, rrufeja mund të ketë qenë përafërsisht rreth 1 kilometra larg, dikur afër kryeqytetit, derisa ora kur kishte ndodhur ishte 6:48.

Mëngjesin e së shtunës, në kryeqytet për pak sekonda u dëgjua një krismë e fuqishme e shkaktuar nga bubullima.

Lidhur me këtë rast, meteorologu i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë për Telegrafin se ajo se çfarë kemi dëgjuar sot janë shkarkesa elektrike me intervale të gjata në raport me ato të zakonshmet.

I pyetur se a do të vazhdojë kjo situatë meteorologjike, Aliu tha se “reshjet po dobësohen dhe do te ndalen, derisa do të ketë temperatura tipike vjeshtore në ditët vijuese”.