Janë mbyllur katër takimet e ditës së sotme të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Një incident ka ndodhur në takimin mes Ballkanit dhe Llapit, ku pas një ndërhyrje të Kushtrim Gashit ndaj Ahmed Januzit, dhe në kacafytje u përfshinë futbollistë e zyrtarë të dy skuadrave.

Nga kjo përleshje me të kuq u përjashtuan Ahmed Januzi dhe Kreshnik Gashi.