Komuna e Podujevës ka publikuar listat e fermerëve që kanë përfituar motokultivatorë me frezë dhe mjeteve tjera bujqësore, shkruan Llapi.info.

Sipas këtyre listave, 90 fermerë kanë përfituar motokultivatorë me frezë, 10 fermerë kanë përfituar mjete për shpërndarjen e plehut, 20 fermerë janë përfitues të spërkatësve me kardan.

20 fermerë tjerë janë përfitues të kositësve të barit, 20 fermerë janë përfitues për frezë të dheut, 10 fermerë për mbledhëse bari luledielli, 9 fermerë përfitues të makinave mjelëse dhe 10 fermerë tjerë përfitues të laktofrizëve.

Duke klikuar KËTU mund t’i shikoni emrat e atyre që kanë përfituar këto mekanzima bujqësore./Llapi.info