Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Çmimi i benzinës ka shënuar rënie për një centë në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa ai i naftës ka mbetur i njëjtë, shkruan Reporteri.net.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74 € për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.60 € për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.79 € për litër.