Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.79 € për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 € për litër dhe çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet vlejnë prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.