Kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain është gati për të lënë të lirë largimin e yllit brazilian, Neymar.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Paris Saint-Germain i ka ofruar Real Madridit mundësinë për të nënshkruar me Neymarin këtë verë.

Gjigantët spanjollë kanë qenë të lidhur ngushtë me sulmuesin brazilian, ndërsa Barcelona ka konfirmuar se ata duan ta kthejnë atë në Camp Nou.

PSG nuk do t’i japë atij përsëri mundësinë e rikthimit te Barcelona, por është gati të shkurtojë humbjet e tyre me sulmuesin, i cili duket i vendosur të largohet nga kryeqyteti francez.

Kampionët e Ligue 1 i janë drejtuar Mbretërve në dy raste të veçanta për t’u përpjekur t’i tërheqin ata, por duket se skuadra nga Santiago Bernabeu nuk e sheh më si prioritet.

Saga Neymar pritet të vazhdojë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.