Qytetarët llapjanë janë përgjigjur pyetjes se përse duhet të vizitohet qyteti i tyre, Podujeva, shkruan Llapi.info.
Njëri prej tyre thotë se Podujeva duhet të vizitohet tek tani, sipas tij, me ndërrimin e qeverisjes në këtë komunë.
“Nuk ka lënë rrugë pa shtruar, këtë shesh dua ta shoh me këtë mirëmbajtje. Qeshtu qysh po punohet mua më jep vullnet mos me dal jashtë. Nëse vazhdon kështu, do bëhemi njëra prej komunave më të zhvilluara. Jemi edhe shumë mikëpritësa”, thotë një qytetar për ATV.
“Podujeva është bërë tash për tash shumë qytet i mirë. Sheshi është shumë i mirë. Podujeva ka vende shumë të mira, si bjeshkët në Recicë dhe Herticë. Podujeva gjithmonë ka qenë dhe është mikpritëse”, thotë një tjetër qytetar.
“Duhet me ardhur me pa sa ka përparuar Podujeva. Prej fillimit është rregulluar me të tëra. Vendi më i bukur është Podujeva, ka pozitë të mirë. Njerëzit janë shamë mikpritësa. Më shumë mikpritësa nuk ka kurrkund. Janë të aftë, shkolluar. Ka qenë gjithmonë e zhvilluar”, ka shtuar një tjetër llapjan.
Për më shumë shikoni videon: