Partia Social Demokrate ka mbajtur një aksion në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ku ka kritikuar ministrin e Financave Besnik Bislimi për deklaratat e tij për uljen e papunësisë, raporton Ekonomia Online.
Aksioni është zhvilluar para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë dhe është vendosur edhe një pankartë me foton e Bislimit në kornizën dalluese të çmimeve Nobel.
“Pas sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë e xhudo, pas Rita Orës, Dua Lipës e Majlinda Kelmendit, jemi mbledhur për të shënuar një zbulues epokal të ekonomisë. Nga sot, çmimi Nobel për ekonomi do të quhet Besnik Bislimi. Si mund të mos i atribuohet ky çmim një personi i cili para disa ditësh tha se papunësia është ulur 6.6 %, e mbrëmë tha se këto shifra shkojnë edhe më lartë, në 7.1%. Në Gjakovë thonë t’u rritë mendja ndash me thye qafen”, tha Natyra Kuçi, zyrtare e PSD-së.
Bislimi ditë më parë, bazuar në raportet zyrtare, tha se është ulur papunësia. Këtë e tha duke iu referuar numrit të madh të punëtorëve që ishin paraqitur për ndihma shtetërore, e deri më tash punin në të zezën.






