Po vazhdon ende protesta e serbëve para objektit të komunës së Zveçanit, transmeton IndeksOnline.
Numri i protestuese sot është i vogël ndërsa KFOR-i ka vendosur që ta largoi telin me gjemba, të cilin e kishte vendosur pas tensionimit të situatës.
Ndërsa një veturë e Policisë së Kosovës ka tentuar të largohet nga objekti i komunës, mirëpo atë nuk e kanë lejuar protestuesit, duke i dalë në ballë.
Policia është përmbajtur në këtë provokim dhe vetura zyrtare është kthyer sërish prapa./IndeksOnline/