Lokale - eSIMy

Infrastruktura po vazhdon të mbetet kërkesa kryesore e shumë zonave të Komunës së Podujevës, edhe 21 vjetësh pas luftës, shkruan Llapi.info.

Kërkesë të njëjtë kanë edhe disa banorë të fshatit Dobërdol të kësaj komune. Ata për Llapi.info kanë treguar se Komuna i ka diskriminuar ata, veç pse, siç kanë thënë banorët, s’janë votues të partisë në pushtet.

“S’na e kanë shtru rrugën. Në atë pjesë jemi disa shtëpi, kurse atyre që janë me ata ua kanë rregullu”, ka thënë për Llapi.info një banor, i cili ka dërguar edhe pamjet.

Të njëjtit kanë protestuar edhe mëngjesin e sotëm duke kërkuar që kjo rrugë të rregullohet, derisa sipas tyre, komunarët kanë dalë në vendin ku është mbajtur protesta.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk u përmbushet kërkesa e tyre, do t’i vazhdojnë protestat./Llapi.info

No description available.
No description available.
No description available.