Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot ka mbajtur protestë në disa qytete të Kosovës, pas publikimit të akuzave nga Prokuroria e Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, njofton Llapi.info.
Kjo protestë është mbajtur edhe në Komunën e Podujevës me moton “Në mbrojtje të luftës çlirimtare”.
Kryetari i veteranëve, Hysni Gucati ka thënë së akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale në Hagë janë bërë me ndihmën e Serbisë dhe se ajo gjykatë duhet të zhbëhet sepse është e njëanshme dhe vetëm kundër UÇK-së.
“Jemi mbledhur ane e kënd Kosovës në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme për të kundërshtuar akuzat e padrejta dhe të një anshme, të ndikuara politikisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite të orkestruara edhe nga Serbia edhe nga aleatët e saj. Shpallja e pazakontë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së e befasoi botën qytetare. Veprimi i prokurorit i pamatur dhe i padrejtë i cili për të ushtruar presin publik ka lëshuar deklaratën para se gjykata të konfirmoj ose rrëzoj akuzën e ngritur. Kjo gjykatë është e papranueshme, e njëanshme e dyshimtë, ky propozim është sulm direkt mbi Kosovën dhe lirin e saj të cilën e solli lufta e drejtë”, ka thënë për medie Gucati.
Kjo protestë vjen disa ditë para intervistimit të presidentit Thaçi nga Prokuroria. Aktakuzat janë ngritur nga Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë./Llapi.info






