Qeveria franceze të martën ka pezulluar rritjen e planifikuar të taksës në karburante për një periudhë gjashtëmujore duke filluar nga 1 janari si reagim ndaj protestave në mbarë vendin kundër ngritjes së lartë të çmimeve dhe kostos së jetesës, ka thënë kryeministri francez Edouard Philippe.
“Ky zemërim, duhet të jesh i shurdhër apo i verbër të mos e shohësh apo dëgjosh”, ka thënë Philippe, raporton Reuters.
“Francezët që bartën jelekët e verdhë dëshirojnë ulje taksash, dhe punë që paguhet. Këtë e dëshirojmë edhe ne. Nëse nuk ia kam dalë që ta sqaroj këtë, nëse shumica qeverisëse nuk ia ka dalë të bind francezët, atëherë diçka duhet të ndryshojë”, u shpreh kryeministri francez, transmeton Koha.net.






