Për shkak të masave të jashtëzakonshme kufizuese të aplikueshme në 42 shtetet e Amerikës që kanë rezultuar me çrregullimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe në ekonomi, një numër i personave të caktuar kanë vendosur që nëpër rrugët e qyteteve të protestojnë kundër guvernatorëve, duke kërkuar që të shqyrtohen mirë edhe njëherë masat kufizuese.
Dhjetëra qytetarë të pakënaqur, kryesisht përkrahës të presidentit amerikan Donald Trump, janë mbledhur në Richmond të Virginia, ku në krye të këtij vendi është guvernatori Ralf Northman nga radhët e Demokratëve që po kritikohet për masat kufizuese, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Në shtetin e Michiganit, që udhëhiqet nga guvernatorja Gretchen Whitmer, e cila po konsiderohet si kandidate serioze për postin e nënkryetares në nominimin e Demokratëve, mijëra qytetarë kanë bllokuar trafikun në qytetin Lansing, derisa demonstruesit në Kentucky kanë ndërprerë konferencën për media të guvernatorit të demokratëve Andrew Bashire, duke brohoritur “duam të punojmë”.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Utah, Karolinën e Veriut dhe Ohio, kurse janë paralajmëruar edhe në Oregon, Idaho dhe Teksas.