Lokale - eSIMy

Kuvendi i Komunës së Podujevës nesër do të mbajë seancën e rregullt, ku për rend dite janë 16 pika, shkruan Llapi.info.

Siç thuhet në njoftim, në këtë seancë do të diskutohet edhe për faljen e 100 euro për tatim në pronë.

Njoftimi i plotë:

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Podujevës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar pikat e rendit të ditës dhe rekomandimet e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet më 31 janar 2023.

Anëtari i KPF-së nga radhët e Lëvzjes Vetëvendosje!, Haki Rudari ka propozuar t’i shtohet një pikë e rendit të ditës “Falja e tatimit në pronë deri në 100 euro për qytetarët e Komunës së Podujevës”.

Në mbledhjen e dhjetë të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit të Podujevës, Hilmi Hoxha pas shqyrtimit të gjitha pikave të propozuara, KPF e rekomandoi për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit këtë rend dite:

1. Procesverbali nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 08.12.2022
2. Propozim Rregullore për Transportin e udhëtarëve me automjete taksi
3. Propozim Rregullore për Transportin rrugor në territorin e Komunës së Podujevës
4. Propozim Vendim për caktimin e rrjetit të linjave urbane, urbano-periferike dhe orarin e qarkullimit
5. Kerkesa – Nisma e procedurës për bashkëpunim ndër-komunal mes Komunave; Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Obiliq.

– Propozim vendim per miratimin e Nismës per themelimin e bashkepunimit ndër-komunal
– Propozim vendim për Autorizimin e Kryetarit te Konumës per fillimin e konsultimeve për themelimin perkates re bashkepunimit ndër-komunal

6. Propozim Vendim për shpalljen në interes publik – pronat që preken nga projekti per ndertimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Prishtinë – podujevë deri të rruga “Vëllezërit Frashëri”
7. Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Palestrës Sportive në Qytetin e Podujevës
8. Propozim Vendim për ndarien e mjeteve financiare Ndërmarrjes Publike – Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” sh.a

9. Propozim Vendim për ngritjen e komisionit përzgjedhës – për zhvillimin e procedurave për perzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtoreve ne institucionet publike edukativo – arsimore
10. Propozim Vendim – për destinimin e paluajtshmëris për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale
11. Propozim Vendim per vënie në diskutim publik draft Programi Trevjeçar i Banimit 2023- 2025
12. Propozim Vendim për vënie në diskutim publik draft Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027
13. Plotësim ndryshimi i përbërjes së Komitetit për Barazi Gjinore (pas dhënies së dorëheqjes se znj.Drita Pajaziti për shkak të emërimit anëtare në Komitetin për Politikë dhe Financa)
14. Raporti i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022
15. Falja e tatimit në pronë deri në 100 euro për qytetarët e komunës së Podujevës
16. Delegimi i nje anëtari të KPF-së në Ekipin për të Drejtat e Fëmijes në Komunën e Podujevës

Ndërsa sa i përket pikës për delegimin e një anëtari të KPF-së për Ekipin për të Drejtat e Fëmijës në Komunën e Podujevës, me propozim nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! KPF- ja zgjodhi Drita Pajazitin.

Pasi u shqyrtuan pikat nga anëtarët e KPF-së, ato janë miratuar për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet më 31 janar 2023 nga ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal.