Një tjetër tentim vjedhje ka ndodhur ditë më parë në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, tentim vjedhja ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Letanc, ndërkohë që rasti ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 20:00.
Sipas burimeve, pronari i asaj shtëpie me të hyrë në oborr e ka parë derën e thyer. Më pas ai ka hasur në hajnin i cili edhe i ka hedhur sprej fytyrës, ndërkohë që edhe e ka sulmuar fizikisht.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërkohë që siç ka njoftuar Policia në raportin e saj ditor, rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info






