Një pronar i një hoteli në Podujevë ka vazhduar edhe dje t’u shërbejë klientëve pavarësisht thirrjeve që në këtë qytet të mbyllen bizneset, për shkak të rasteve të para me koronavirus, njofton Llapi.info.

Sipas PK-së, i njëjti është arrestuar e më pas është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një hoteli, pasi që i njëjti u ka shërbyer klientëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info