Lokale - eSIMy

Në videon e postuar në rrjetet sociale dje (e mërkurë) shihet një infermiere në shtëpinë e pëlqeve “Orenda” e cila e sulmon fizikisht një grua të moshuar dhe disa vajza të tjera të cilat e xhirojnë aktin dhe qeshin. E njëjta video ka nxitur shumë reagime dhe deri më tani për këtë gjë janë arrestuar tre persona

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, në një deklaratë për Insajderin ka thënë është duke u përgaditur kërkesë për paraburgim për të tri të dyshuarat.

“Në bazë të afatit ligjor, për momentin është duke u përgatitur kërkesa për paraburgim për të tri të dyshuarat”, deklaroi Nikçi.

Sipas raportit të policisë, rastet për të cilat janë arrestuar kanë të bëjnë me “sulm”, “moslajmërim i përgatitjes së veprës penale” dhe “fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.