Prokuroria do t’i kërkojë Gjykatës 1 muaj paraburgim për zëvendësministrin Musa Cena.

Ibrahim Berisha, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë për Koha.net se do të kërkojë 1 muaj paraburgim për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, i arrestuar mbrëmë, Musa Cena.

Ai tha se e kanë obligim ligjor që brenda 24 orëve, të dërgojnë në Gjykatë kërkesën për paraburgim ndaj tij.

“Po besoj që nesër pritet të merret ndonjë vendim nga Gjykata, pasi nesër do të bëhen 48 orë. Ne kemi afat 24 orë që të bëjmë kërkesën tonë”, tha ai për Koha.net.

Musa Cena që vjen nga partia AAK, që e drejton kryeministri Ramush Haradinaj, u arrestua dje si i dyshuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.