Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një njoftim zyrtar, ku jep detaje rreth veprimeve që janë ndërmarrë nga organet kompetente.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa për ngjarjen tragjike është iniciuar procedurë penale.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘Hetim mbi vdekjen’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje”, bëhet e ditur më tej.

Prokuroria shton se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.