Screenshot

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar ditë më parë një vizitë të fshehtë në Vlorë, me fokus të veçantë në ishullin e Sazanit – destinacion që pritet të shndërrohet në një qendër luksoze turistike përmes një investimi të madh.

Sipas mediave të huaja, çifti ka ndalur në ishull si pjesë e një ekspedite të lidhur me projektin e planifikuar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz.

Ky projekt, me një vlerë investimi prej 1.4 miliardë eurosh, parashikon krijimin e një marine turistike, rezidencash elitare dhe zonash gastronomike në një hapësirë prej 45 hektarësh.

Pas vizitës në Sazan, Ivanka dhe Jared janë parë edhe në shëtitoren “Lungomare” të Vlorës, ku kanë drekuar në një restorant lokal dhe janë fotografuar me një nga kuzhinierët e zonës.

Ishulli i Sazanit, dikur bazë ushtarake me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, është nxjerrë nga përdorimi ushtarak në dhjetor 2023, duke hapur rrugën për zhvillimin e tij turistik.

Screenshot