Komuna e Podujevës muaj më parë, në kuadër të stinës së verës, ka vendosur shtëpizat prej druri në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Për këtë projekt thuajse nuk kishte fare interesim, për çka, komuna e pati shtyrë afatin për aplikim.

Mirëpo, përkundër faktit se të gjitha nuk janë në funksion, komuna i ka lënë ato të qëndrojnë “bosh” në qendër të Podujevës.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info, ku edhe kanë dërguar pamjet, se ato kanë nisur të dëmtohen nga fëmijët që po frekuentojnë këtë pjesë të sheshit./Llapi.info.

Më poshtë pamjet e dërguara: