Në debatin publik me qytetarë të thirrur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, drejtorët komunalë kanë njoftuar për projektet prioritare në Podujevë, njofton Llapi.info
U. d i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, Agim Blakçori, ka thënë se ndërtimi i Shkollës Fillore “Dituria” në fshatin Llapashticë e Poshtme, është prioritet t Komunës.
Ndërsa, sipas tij, në vitin 2019 do të ndërtohet edhe një shkollë në fshatin Metehi.
“Projekt kryesor i Komunës është ndërtimi i shkollës “Dituria” në fshatin Llapashticë. Po ashtu edhe renovimi i 20 objekteve shkollore, ndërtimi i 6 fushave sportive. Këtë vit kemi bërë edhe ndërtimin e murit në shkollën “Luigj Guakuqit” në fshatin Batllavë që rrezikohej nga përmbytjet pasi që gjendjet afër lumit. Kurse, në vitin 2019 është ndërtimi i një shkolle në fshatin Metehi”, ka thënë ai.
Ndërkohë, punimet në këtë shkollë kanë filluar në korrik të vitit 2017, pasi që shkolla ku vijohej mësimi në objektin e vjetër nuk i plotësonte kushtet elementare për mësim.
Ndërsa, pas kërkesës së këshilltares së LVV, Adelina Stublla, për ndërtimin e një çerdheje në fshatin Lluzhan, Blakçori ka thënë se nëse do të ketë kërkesa nga banorët do të ndërtohet një e tillë.
Sipas Blakçorit, në të ardhmen do të ndërtohen edhe çerdhe tjera publike të reja në Podujevë, derisa tani në Podujevë ekziston vetëm një./Llapi.info






