Sabit Kopalla, profesor në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë, ka rrahur brutalisht gjatë ditës së djeshme një nxënës të tij. Ende nuk dihen arsyet e kësaj rrahje, përveç pamjeve të siguruara nga Llapi.info, ku shihet Kopalla, teksa rrah fizikisht një të mitur të gjimnazit.
Sabit Kopalla, në Podujevë njihet si person shumë i afërm me kryetarin e komunës, Agim Veliu. Madje, ai ishtekandidat për asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë komunë.
Kopalla është profesor në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, për vite të tëra, duke qenë ligjërues i Gjuhës Angleze.







