Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se në disa pika kufitare ka pritje të gjata.
Pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë në pikat kufitare me Serbinë.

Sipas të dhënave të orës 15 :30, pritjet në pikën kufitare në Merdare janë 100 deri në 120 minuta.

Kolonat e automjeteve në këtë pikë janë 400-500 metra, përcjell kallxo.com.

Pastaj, pritjet më të gjata janë në Muçibabë, ndërmjet 40 e 50 minuta, e pastaj në Mutivodë dhe Dheu i Bardhë ndërmjet 30 e 40 minuta.

Në Mutivodë kolona është e gjatë 150-250 metra, e në pikën kufitare te Dheu i Bardhë 100-200 metra.

Këto pritje dhe kolona të gjata janë për hyrje në territorin e Kosovës, ndërsa për dalje pritjet janë ndërmjet 3 dhe 5 minuta.

Shumë mërgimtarë ia kanë mësyrë vendlindjes për të kaluar këtu festat e fundvitit.