Fluks i mërgimtarëve ka bërë që në Pikë Kalimin Kufitar në Merdare të krijohen kolona dhe prite të gjata, raporton Llapi.info.

Për shkak të fluksit të madh në Merdarë, Policia e Kosovës ka kërkuar që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufitare me Serbinë.

“Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë. Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021)  në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta (shih tabelën më poshtë). Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info

May be an image of text that says "FLUKSI NỀ PIKAT E KALIMIT KUFITAR Pikat e Kalimit Kufitar Jarinje Hyrje (min) Dalje (min) Mutivodë 70-100 45 03-05 Muçibabe 03-05 35 Dheu i Bardhë 05 Merdare 40-50 30-40 180-200 200-240"