Lokale - eSIMy

Mërgimtarë të shumtë tashmë janë duke u kthyer në shtete të ndryshme të Evropës, pas qëndrimit të tyre në Kosovë.

Por të gjithë ata që duhet të kalojnë në pikat kufitare si në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë duhet të presin deri në disa orë.

Qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë në pikën kufitare të Merdares, por pritje pak më e shkurtër është tek Dheu i Bardhë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.