Nuk kanë të ndalur shkarkimet dhe dorëheqjet në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, së fundi dorëheqje pritet të ofrojë edhe drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu.
Ky i fundit i ka dalë në mbrojtje të shkarkuarit nga Bulliqi, Besnik Mulliqit.
Llapi.info ka mësuar se i pari i Podujevës pritet t’i shkarkojë edhe zyrtarë tjerë komunalë, duke përfshirë këtu edhe numrin dy të Komunës së Podujevës.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info






