Lokale - eSIMy

Një grabitje nën kërcënimin e revoles ka ndodhur sot rreth orës 01.30 në një pompë të derivateve të naftës që gjendet në rr. “Hamzë Jashari”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar deri më tani të panjohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti- COVID-19, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur 905 euro.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.