Një 23 vjeçar ka kryer vetëvrasje sonte rreth orës 18:00 në Prishtinë. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


“Rreth orës 18:00 është marrë informata dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Mbështetur në këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe informacionet e marra nga dëshmitarët, të gjitha sugjerojnë për dyshimet që viktima një mashkull 23 vjeç të jetë vet varur. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës në rrugën “Josip Rela” – Prishtinë Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë forenzike të policisë, specialist për trajtimin e rasteve të tilla si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht po trajtohen të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen për ndriçimin e plotë të saj”, ka thënë Borovci.