Lokale - eSIMy

Një person është sulmuar nga disa persona të tjerë në orët e mbrëmjes të martën në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se i njëjti është sulmuar me mjet të mprehtë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ai./