Janë mësuar çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, në shortin e tërhequr të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Shorti ka përcaktuar që në gjysmëfinale, të përballen Istogu – Dukagjini dhe Prishtina – Llapi.
Në këtë raund, finalisti do të përcaktohet pas dy ndeshjeve. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 prill kurse ato të kthimit më 21 prill.






