Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka paralajmëruar çregjistrim nga shkollat nëse mësimi nuk nisë të hënën.
Por sipas SBASHK-ut, ky paralajmërim është zor i realizueshëm, meqë nëse nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë ndiqen penalisht, e po të duan ti dërgojnë në shkolla private, aq sa ka në Kosovë, nuk ka vend për mbi 300 mijë fëmijë.
Në SBASHK, janë duke mbledhur rezultatet e votimeve të dy ditëve, pas propozimit për pezullim të grevës. Derisa mbetet enigmë nëse do paguhen grevistët për këtë muaj.